Vetëvendosje po hyn edhe në Maqedoninë e Veriut. Burime të afërta me të thonë se ka shumë mundësi që ajo të zyrtarizohet në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Lëvizja është shumë e shqetësuar lidhur me përçarjen e thellë të partive shqiptare që rrezikojnë peshën e votës shqiptare në zgjedhjet e 12 prillit.
Lëvizja Vetëvendosje do të shtrijë aktivitetin edhe në Maqedoninë e Veriut. Në pranverë do të jenë lëvizjet e para të lëvizjes së Albin Kurtit, që tani ka ngritur strukturat e saj edhe në Shqipëri.
“Ky është synim i shtrirjes së Lëvizjes për të ofruar frymën e veprimit të saj politik. Pas Shqipërisë, sigurisht se vazhdimisht ka kërkesa dhe synime për shtrirje edhe në Maqedoninë e Veriut”, i thanë agjensisë së lajmeve INA burime pranë VV-së.
Vetëvendosje ka tashmë disa personalitete që kanë dëshmuar bashkëpunimin me të në Maqedoninë e Veriurt dhe se po kërkohet vetëm figura që do ti prijë asaj.
Ka shumë mundësi që Vetëvendosje të zyrtarizohet në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Lëvizja është shumë e shqetësuar lidhur me përçarjen e thellë të partive shqiptare që rrezikojnë peshën e votës shqiptare në zgjedhjet e 12 prillit.
Lëvizja Vetëvendosje tashmë po shndërrohet në një lëvizje rajonale politike./abcnews.al