Zgjedhjet që mund ta largojnë Çekinë nga rruga proevropiane

Shkurtimisht
- Zgjedhjet parlamentare në Çeki më 3-4 tetor mund të ndryshojnë kursin proevropian të vendit, me miliarderin Andrej Babish dhe partinë ANO që kryesojnë sondazhet.
- Formimi i një koalicioni me parti radikale mund ta afrojë Çekinë me Hungarinë dhe Sllovakinë në qëndrimin ndaj Ukrainës, duke përfshirë ndërprerjen e ndihmës për Kievin.
- Propaganda proruse në TikTok dhe mbështetja për parti radikale po ndikojnë në fushatën zgjedhore, me deri në 9 milionë shikime javore për përmbajtje të tilla.
Kur qytetarët çekë t’iu drejtohen kutive të votimit këtë fundjavë, shumëkush në Çeki dhe jashtë saj do të jetë shqetësuar se vendi mund të largohet nga rruga proevropiane, dhe mund të distancohet nga Ukraina në kohën kur lufta kundër agresionit rus po i afrohet vitit të katërt.
Sondazhet më të fundit tregojnë se miliarderi Andrej Babish dhe partia e tij popullsite ANO (PO) pritet t’i fitojnë zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 3 dhe 4 tetor, me rreth 30 për qind të votave.
Kjo do të thotë se për të formuar Qeverinë, Babish do të ketë nevojë për partnerë koalicioni nga radhët e partive me qasje më ekstreme – një konfigurim që do ta afronte politikisht Çekinë me Hungarinë e Viktor Orbanit dhe Sllovakinë e Robert Ficos, për sa i përket qëndrimit ndaj Ukrainës: ndërprerje të ndihmës për Kievin dhe ftohje me institucionet perëndimore.
Edhe pse Praga nuk pritet të përafrohet plotësisht me pozicionet e Moskës, Qeveria e re mund të jetë më e zëshme në thirrjet për përfundim të menjëhershëm të luftës – ndoshta nën kushtet e Kremlinit


