Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Medlir Mema komentoi për ‘War Report’ zhvillimet e fundit në frontin e luftës në Lindjen e Mesme, ku së fundmi kryeministri izraelit Netanyahu pranoi planin e prezantuar nga Trump mbi një mbyllje përfundimtare të konfliktit.
Mema tha se Netanyahu ndjeu keqardhje për atë që ndodhi në Doha, ndërkohë që sipas tij Izraeli në këto momente i ka pozitat e rënduara. Sakaq, eksperti pohoi se plani i propozuar nga Trump nuk është në kundërshtim të Izraelit dhe nuk e cënon atë.
“Netanyahu ndjeu keqardhje për atë që ndodhi në Doha, është një hap i rëndësishëm dhe janë tepër cinik në këtë situatë për të menduar që do të jetë sulmi i fundit. Izraeli e ka bërë dhe do vijojë ta bëj, edhe Irani bëri këtë gjë. Këto janë akte që shtetet e bëjnë në mënyrë të rëndomtë.
Ndonëse Izraeli mund të ketë kuptuar që në këtë moment i ka pozitat të rënduara, në momentin aktual, anëtar të kabinetit të tij të domosdoshëm për stabilitetin e qeverisë kanë deklaruar shprehjen e keqardhjes nga Netanyahu. Izraeli nuk ka kuptuar asgjë dhe Netanyahu për të mbijetuar politikisht duhet ta pranonte sepse ka qenë një kusht nga Trump.
Çdo vend mundohet të krijojë ritmin e vet diplomatik, kur ndryshon dhe situata në vend ndryshon edhe toni. Për momentin, ky plan nuk është në kundërshtim të Izraelit, me përjashtim të marrjes së Gazës.” / abcnews.al /

