Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kurti izoloi Kosovën”, Minxhozi: Qeveria të menaxhojë më me mençuri marrëdhëniet ndërkombëtare

schedule20:26 - 29 Shtator, 2025

schedule 20:26 - 29 Shtator, 2025

Analisti Skënder Minxhozi në emisionin “Real Story” në ABC News, tha se Kosova po bën gabimin të shohë si të pandryshueshëm një “rrafsh historik” që në të vërtetë është i lëvizshëm. Minxhozi paralajmëroi se qeveria duhet të jetë më e mençur në menaxhimin e marrëdhënieve me elitën ndërkombëtare, pasi vendi përballet me sfidën thelbësore të njohjeve dhe integrimit.

Ai pohoi gjithashtu se deklarata të mëparshme nga Joe Biden rreth mbrojtjes së interesave shqiptare janë konsideruar si një “kartë e madhe” që duhet shfrytëzuar, ndërsa situata aktuale politike me Albin Kurtin në Prishtinë dhe Donald Trump në Shtetet e Bashkuara ka çuar, sipas tij, në një izolim artificial të Kosovës.

“Kosova ne gabimisht e shohim rrafshin historik që na ndan periudha e luftës. I shohim këto lloj kuotash si të palëvizshme ndërkohë që janë krejtësisht të lëvizshme. Qeveria e Kosovës do të duhet që të ishte e mençur për të menaxhuar elitën ndërkombëtare. Kosova ka një problem shumë të madh, ka problemin e njohjes dhe të integrimit. Joe Biden ka thënë që ne duhet të vrasim sa herë që shkelen interesat e shqiptarëve, e ka bërë këtë deklaratë me zë dhe figurë. E shikonte mbrojtjen e Kosovës si një kartë të madhe që duhet luajtur. Kurse tani kemi Kurtin në Prishtinë dhe Donald Trump në SHBA. Albin Kurtin e ka izoluar Kosovën në një mënyrë krejt artificiale”, tha analisti Skënder Minxhozi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!