Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Barcelona merr komandën/ Katalanasit, dominim i frikshëm ndaj një rivali si Sociedad

schedule13:17 - 29 Shtator, 2025

schedule 13:17 - 29 Shtator, 2025

Dihej se ishte shumë pranë. Barcelona e trajnerit Hansi Flik është gjithmonë aty, e gatshme të luftojë për tituj dhe të përfitojë nga gabimet e rivalit të përjetshëm, dhe ja ku u ngjit sërish në krye.

La Liga nuk ka më Realin në vend të parë, por skuadrën “blaugrana”, e cila fitoi me meritë, por me shumë drithërima ndaj ekipit bask, Sociedad, duke u kujtuar të gjithëve se është kampionia e Spanjës në fuqi.

Edhe pse miqtë shënuan të parët, kur Odriozola tundi rrjetën në 31’, sërish loja ishte thuajse e gjitha e katalanëve.

Zhyl Kunde I dha një shpërblim të merituar vetes me golin në fund të pjesës së parë.

Barça krijoi shumë raste me yje si Pedri, Martin, Kunde, ndërsa kthesa e vërtetë ndodhi në 58’ kur hyri në fushë Lamin Jamal.

Ylli ndoshta më I madh I futbollit botëror nisi menjëherë asistet për Robert Levandovskin, duke krijuar golin një minutë pasi hyri në fushë.

Më pas epërsia vendase vazhdoi, por gola të tjerë nuk pati dhe kjo thuajse u pagua shtrenjtë.

Sociedad goditi shtyllën, së cilës iu përgjigj në të njëjtën mënyrë edhe ekipi katalanas.

E përditshmja “Sport” nga Katalonja bën një krahasim, dhe një renditje sipas rëndësisë: Më i miri i botës (e ka fjalën për Mark Markezin në motoçiklizëm), më e mira e La Ligës (e ka fjalën për Barçën)!”

Barcelona kryeson La Ligën me 19 pikë në 7 ndeshje të luajtura, Reali ka 18, ndërsa Vijarreal është shumë pranë me 16 pikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!