Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e italianit, hetimet marrin tjetër kthesë/ Dyshohet se biznesmeni humbi jetën pas një goditjeje të fortë në kokë

schedule12:37 - 27 Shtator, 2025

schedule 12:37 - 27 Shtator, 2025

Hetimet për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi 44 vjeç, kanë marrë tjetër drejtim.

Teksa ortaku i tij, Eqerem Braçe dëshmoi se një person hapi zjarr drejt automjetit, burime i thanë ABC Newss  se në bazë edhe të ekspertizës mjekoligjore dyshohet që viktima ka humbur jetën si pasojë e një goditjeje të fortë në kokë, që i ka shkaktuar gjakderdhje fatale.

Burimet thanë se tashmë policia ka një pistë dhe një person të dyshuar për ngjarjen.

Edoardo Sarchi ishte ortak në një fabrikë tullash në Tiranë, I cili prej rreth 25 vitesh jetonte në zonën e Laprakës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!