Kushtet e mjerueshme të kampit Moria, shuajnë shpresat për jetën e fëmijëve

schedule09:40 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 09:40 - 17 Dhjetor, 2019

Një numër në rritje i fëmijëve janë duke lënduar veten dhe duke u përpjekur të vetëvriten në kampin grek të migrantëve në Lesbos, sipas psikologëve që punojnë atje.

Pothuajse 18,000 njerëz aktualisht po jetojnë në kampin i cili u ndërtua për vetëm 2,000 persona.

Shumë prej  refugjatëve që kanë mbërritur në ishujt e Egjeut muajt e fundit, janë familje që po i largohen luftës.

Psikologia në një intervistë për BBC thotë se është e tmerrshme të dëgjosh fëmijë të moshës 7-8 vjeç që nuk duan të jetojnë  më.

Në vetëm 3 muajt e fundit psikologia Anxhela ka konsistuar në 2 tentativa për vetvrasje dhe 20 fëmijë që kanë dëmtuar veten në mënyra të ndryshme.

Kampi në të cilën jetojnë këta fëmijë ka kushte të tmerrshme , dhe është pikërisht ky kamp i cili nuk i lejon këta fëmijë të jetojnë jetën e tyre.

‘Nëse do të vini këtu do shikoni fëmijë të cilët janë në shkollë, mosha 7-8 vjeç pëplasin kokën në mure nga gjendja e rënduar psikologjike dhe fëmijët e moshës 12-17 vjeç dëmtojnë veten me mjete të mprehta dhe flasin për dëshirën e madhe që kanë të vdesin, thotë më lot në sy Anxhela.

Ne duhet të punojmë kaq shumë me këta fëmijë dhe ti rikthejmë sadopak buzëqeshjen që bota i ka marë dhe për këtë gjë nuk duhet ndihma e vetme e Anxhelës por e të gjithë njërëzve si Anxhela për ti dhënë një shprese se jeta është e bukur nësë dhe ata janë pjesë e saj./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!