Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në emisionin “War Report”, në ABC News foli për alarmin e ngritur pas dronëve të raportuar në qiellin e Danimarkës.
Ai tha se autoritetet daneze ende nuk kanë verifikuar origjinën e dronëve. Më tej nënvizoi se Europa nga fuqi ekonomike është e rëndësishme që të kthehet në një fuqi ushtarake.
“Ka një rritje të frekuencës të përdorimit të dronëve. Filloi në Poloni, më pas avionët në Estoni dhe e djeshmja që ishte më e frikshmja në këndvështrimin tim. Edhe pse dukej sikur kërkonin të tregonin forcën që ne jemi këtu dhe mund të shkojmë edhe më tej. E vërteta është që autoritetet daneze nuk e kanë verifikuar origjinën e këtyre. E kam thënë disa herë që bota tashmë do tronditet shumë. Nuk vjen droni të kalojë 3 shtete… Ata arrijnë t’i dislokojnë brenda Danimarkës, shërbimet inteligjente dhe shtypin butonin atëherë kur duhet”, tha ai, duke shtuar: “Nëse Europa do të mbijetojë në këtë rend të ri, nga një fuqi ekonomike duhet të kthehet në një fuqi ushtarake”.
/abcnews.al/

