Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vlorë/ Vodhën mjete bujqësore në një fshat, policia arreston dy autorët

schedule15:04 - 25 Shtator, 2025

schedule 15:04 - 25 Shtator, 2025

Vodhën një mjet bujqësor në fshatin Panaja, identifikohen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar.

“Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe dokumentimin e rasteve të vjedhjes së pasurisë, identifikuan dhe bënë ndalimin e dy autorëve të dyshuar për një rast vjedhjeje në fshatin Panaja, konkretisht shtetasve: L. F., 33 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë dhe N. K., 24 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë. Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, më datë 24.09.2025, në fshatin Panaja, pasi kishin vjedhur një mjet bujqësor për punimin e tokës (frezë), të cilin po e transportonin me një automjet tip “Mercedes Benz”, njofton policia.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve, me autorë të dyshuar këta shtetas.



Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!