Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvllluar një takim me Paul McCarthy, Drejtor i IRI global për Europën.
Në një shënim në llogarinë e tij në Twitter, Basha, thekson se gjatë takimit ka pasur biseda shumë të frytshme për krizën politike dhe intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit.
“Takim shumë i frytshëm me z.Paul McCarthy, Drejtor i @IRIglobal për Europën me të cilin folëm për krizën politike & intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit. Vlerat e perëndimit duhet të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës & ndërtimin e një shteti modern”, shkruan Basha./abcnews.al