Sipas mediave greke, Shkupi po krijon pengesa të reja në bisedimet e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e emrit.
Shkupi po krijon pengesa të reja për gjetjen e një zgjidhjejë me Athinën për sa i përket çështjes së emrit. Kështu shkruan e përditshmja greke Kathimerini, e cila thekson se kreu i delegacionit maqedonas u shpreh një ditë më parë në Nju Jork se propozii i Metju Nimits, ndërmjetësuesi special i Kombeve të Bashkuara, nuk ishte aspak dinjitoz.
Me një ton mosbesues, pas takimit me homologun e tij grek Adamantios VAsilakis dhe Nmetz në Nju Jork, maqedonasi Vasko Naumovski tha se nuk kishte vënë re asnjë bazë për progres dhe se vendi i tij kishte një emër: Republika e Maqedonisë. Për këtë arsye askush nuk mund të mohojë ekzistencën e kombit dhe gjuhës maqedonase.
Por nga ana e tij, Nimetz u tregua optimist duke thënë se procesi po lëviz në drejtimin e duhur. Ai madje u tërhoq nga një deklaratë e mëparshme se emri përfundimtar do të përfshinte termin Maqedoni. Kjo pasi Panos Kamenos, lideri i partisë më të vogël në koalicionin qeverisës grek, tha se partia e tij nuk do e pranonte asnjëherë këtë zgjidhje.
Çdo shpresë për një zgjidhje pa këtë term do të ishte “joreale”, tha Nimetz, i cili i kërkoi dy negociatorëve që të japin përgjigjen e tyre pas dy javësh duke bërë të qartë se duhet të ketë një rezultat të qartë për negociatat brenda dy muajve. I përgjigjen propozimeve në dy javë më së voni. Ai shtoi se negociatat duhet të çojnë në një rezultat në një ose dy muaj.
Ministri i jashtëm, Nikola Dimitrov, u shpreh se në fund do të jenë maqedonasit ata që do të vendosin me anë të një referemdumi. Pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë që zgjidhja të jetë e qëndrueshme.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, deklaroi nga Shkupi, gjatë vizitës së tij të mërkurën se shanset e vendit për tu anëtarësuar varen pikërisht nga gjetja e zgjidhjes përfundmtare për çështjen e emrit.
Stoltenberg do të zhvillojë bisedime të enjten në Shkup me qeverinë e re të majtë, e cila ka premtuar të nisë një përpjekje serioze për të zgjidhur mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë./abcnews.al