Operacioni ‘Fingerprint’, mes Shqipërisë dhe Italisë 3 banda të shkatërruara në Itali, Holandë dhe Zvicër.
Autoritetet italiane hetuan 32 persona të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Në total janë arrestuat 12 persona përfshirë edhe një shqiptar.
Gjatë operacionit u kapën 2 kg kokainë dhe 22 kg Kanabis.
Një prej nëngrupeve që merrej me trafikun e lëndëve narkotike përbëhej nga shqiptare të cilët sillnin me shumicë kokainën nga Holanda në Itali. Në këtë grup punonte edhe një grua shqiptare e cila është arrestuar.
Një grup tjetër eksportoi më pas kokainë nga Firence në Zvicër.
Dërgesat bëheshin me makina që kishin vende të posaçme për të fshehur lëndën narkotike.
Organizata në fjalë u godit pas një fotoje të siguruar nga Karabinierët ku shfaqej kokaina mbi një dorë njeriu çka zbuloi dhe identifikoi edhe se kujt i përkiste.
Në këtë operacion u përfshi edhe policia Shqiptare ku një dite më parë u kap në Fier, 41-vjeçari që koordinoi veprimtarinë kriminale të organizatës, Edi Hoxha alias Edison Hoxha. Edi Hoxha alias Edison Hoxha akuzohet se gjatë periudhës 2020-2021, ka koordinuar veprimtarinë kriminale të një organizate të implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike Kokainë dhe Kanabisi Sativa, në Shqipëri, Itali dhe Zvicër.
Grupi kriminal akuzohet për trafikimin e lëndëve narkotike, në Shqipëri, Itali dhe Zvicër, gjatë periudhës 2020-2021.
Në kërkim vijojnë 20 persona të tjerë./abcnews.al

