Trajneri i mirënjohur, Sulejman Starova, foli në emisionin “Pressing”, që transmetohet në ABC News, për ndeshjet e fundjavës në Superiore. Ai vlerësoi skuadrën e Kukësit, që kryeson kampionatin, ndërkohë nuk ngurroi të thumbonte ata që e kishin ironizuar kur kishte thënë se edhe Laçi është për titull.
KUKËSI – “Kukësi mori tre pikët me Teutën, mund t’i merrte dhe ndryshe, pa paragjykime. Ajo goleadë i kushtoi trajnerit Shkëmbi stolin. Për faj të arbitrimit, iku Shkëmbi. Kukësi ka rikuperuar gabimet, është në vend të parë. E kanë thënë vazhdimisht që janë për kampionë, tani që janë në vend të parë kanë edhe bindje. Kukësi të gjithë e dimë se ka lojtarë cilësorë brenda, morali është më i lartë. Ata janë me këmbë në tokë, ende nuk ka mbaruar faza e dytë”.
LAÇI – “Laçi, para ndeshjes me Kukësin, e pa veten në vend të parë. Është në vend të dytë me një golaverazh fantastik. Ishin dy persona që ironizuan kur thashë që Laçi është për titull. Do ua them jashtë se kush janë ata. Meritë e Cungut dhe e presidentit, që do të vazhdojnë gjatë”.
BYLIS – “E humbi shansin Bylis për të qenë në vend të parë, sepse ndikuan edhe mungesat në Vlorë. Ballshi kishte shans, sepse e përmbysi ndeshjen”.
SKËNDERBEU – “Korça ka shtatë humbje në kampionat, kështu që Vllaznia u rrit moralisht, ato tre pikë në Korçë janë të vlefshme. Ballshi e ka mundur brenda, Vllaznia po. Skënderbeu ka shumë lojtarë të rinj dhe kjo gjë ndikon”.
TIRANA – “Tirana nuk mori thjesht tre pikë në derbi, por fitoi një derbi pas më shumë se 5 vitesh. Është një fitore morali për të riparuar të metat që kanë për momentin. Kjo fitore i erdhi në një moment shumë të mirë. Tani pret Vlorën, shkon 25. Tani shihet kalendari”./abcnews.al