Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Largimi i Berishës, shpëtim për opozitën”, Leka: PD e ka kthyer në pronë personale

schedule18:42 - 23 Shtator, 2025

schedule 18:42 - 23 Shtator, 2025

TIRANË- Analisti politik Martin Leka, i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, komentoi situatën aktuale në opozitën shqiptare, duke theksuar se Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë për shkak të lidershipit të Sali Berishës.

Sipas Lekës, largimi i ish-kryeministrit nga skena politike do të përbënte një hap të rëndësishëm drejt ringritjes së opozitës.

Analisti parashikoi një humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e bashkive, që aktualisht janë pa kryetarë, përfshirë dhe Tiranën.



“Largimi i Berishës, shpëtim për opozitën. PD duhet të distancohet nga Berisha, sepse tashmë ajo është pronë e tij. PD do të humbasë në të gjitha bashkitë. Demokratët do të humbin në mënyrë shembullore Tiranën,” tha Leka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!