Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Gjeje çfarë…më ndalën se po kalon ti”, Macron ndalohet në New York nga policia se po kalon autokolona e Trump

schedule13:57 - 23 Shtator, 2025

schedule 13:57 - 23 Shtator, 2025

Kur kalon Donald Trump askush nuk mund të kalojë në rrugë, qoftë edhe nëse gjithashtu je një president.

Rasti i paprecedentë është shënuar në në mbrëmje në Neë York, ku po zhvillohet Asambleja e Përgjithshme vjetore e OKB-së, ndërsa Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është ndaluar nga policia që ndodhej në rrugë ndërsa pritej të kalonte autokolona e Donald Trump.

“Më falni, z.President, gjithçka është mbyllur, trafiku është ndaluar kudo”, i shpjegoi një oficer policie Presidentit Macron.



Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet teksa Presidenti Macron telefonon homologun e tij.

“Si je? Gjeje çfarë? Po pres në rrugë sepse gjithçka është ndalur për ju”, dëgjohet të thotë Macron./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!