Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mendja te “Topi i artë”, “bie” Paris SG/ Skuadra më e mirë e vitit mundet në Derbin ndaj Marseille

schedule12:41 - 23 Shtator, 2025

schedule 12:41 - 23 Shtator, 2025

Mund të jesh skuadra më e mirë e botës sipas “Frans Futbollit”.

Mund të jesh fituese e Championsit, kampione e Francës, të kesh në ekip Topin e Artë, trajnerin më të mirë të vitit dhe më parë portierin më të mirë të vitit, por sërish të mundesh.

Ndoshta, ngushëllimi për Paris SG duhet të jetë që disfata ishte në fushën e rivalit më të madh brenda vendit, Olimpikut të Marsejës, dhe në prani të mbi 65 000 tifozëve fanatikë që krijuan një atmosferë të tmerrshme.

Sidoqoftë, këta tifozë u detyruan të prisnin 14 vjet për këtë sukses, që erdhi pikërisht në mbrëmjen e madhe të kurorëzimit të PSG-së, të Usman Dembelesë dhe trajnerit Luis Enrike.

Derbi i Francës u vendos nga një gol tepër i shpejtë, që në minutën e pestë, shënuar nga Najef Agerd, pas gabimit të portierit Shevalie.

Më pas erdhi ofensiva e kampionëve, dhe loja oportuniste e francezëve të jugut.

Parizienët mbajtën topin 69 për qind, por nuk patën mundësi që epërsinë ta kthenin në raste të pastra, ndërsa disa herë u ndaluan nga portieri Zheronimo Ruji.

Trajneri vendas, italiani de Xerbi, u përjashtua pas përplasjes me arbitrin, ndërsa e përditshmja e kryeqytetit, “Lë Parizië”, theksoi se për Marsejën përfundoi mallkimi i derbit, ndërsa festimi ishte I jashtëzakonshëm në qytetin dikur fenikas.

Gara për titull në Ligën e parë duket tepër e fortë këtë vit me 4 ekipe në krye me nga 12 pikë, Monako, Paris SG, Lioni e Strasburgu, Lila ka 10, ndërsa OM 9 pikë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!