Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Paris SG, titulli para Champions/ Skuadra kryeqytetase fiton trofeun e pestë kombëtar radhazi

schedule12:51 - 14 Maj, 2026

schedule 12:51 - 14 Maj, 2026

Ende nuk është një Ferguson, Guardiola, Murinjo apo Ançeloti. Gjithsesi, është Luis Enrike, trajneri i epokës moderne të momentit, i cili fitoi trofeun e radhës.

Tekniku spanjoll nga Asturia u shpall sërish kampion I Francës, pasi Paris SG siguroi matematikisht titullin një javë para përfundimit të Ligës së Parë.

Suksesi I pestë radhazi në kampionat u arrit në mënyrën më të mirë e më domethënëse, me fitoren ndaj rivalit direkt, Lensit.



Jo vetëm kaq, por shifrat 2-0 u arritën pikërisht në stadiumin e Lensit.

Në një ndeshje të vështirë, përballë një ekipi vendas shumë në formë, PSG tregoi gjithë klasin dhe përvojën.

Kviça Kvarackelia, ylli I momentit, kaloi kampionët në epërsi në 29’, dhe pastaj u desh talenti I madh I portierit Safonov që të mos pësohej.

Gardiani rus bëri disa pritje, ndryshe Lensi edhe mund të kishte fituar.

Fare në fund, në minutën e tretë shtesë, Mbaje shënoi golin e dytë për titullin numër 14 në ligë, një rekord që vazhdon të thellohet.

PSG ka 76 pikë ndaj 67 të Lensit, I cili nuk pati fat, sepse dominoi plotësisht me 22 gjuajtje ndaj 8 të rivalit, dhe me 8 në kuadrat ndaj vetëm 3 të kampionëve.

Luis Enrike, ndërkaq, fitoi trofeun e tij të 17-të në karrierë, ku numëron dy Champions, dy tituj në La Ligë të Spanjës me Barcelonën, 3 tituj në Francë, një Kupë të Botës për klubet dhe një Kupë Interkontinentale të FIFA-s.

Mbetet vetëm të mbrohet Championsi I fituar vjet, në finalen e 30 majit ndaj Arsenalit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!