Jepet masa e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata e Elbasanit për 37-vjeçarin i cili kreu marrëdhënie seksuale për disa muaj me nje 15-vjeçare, vajzën e mitur të bashkëjetueses.
37 vjeçari e pranoi aktin duke deklaruar se ka qene me pëlqimin e vajzës.
E mitura në prani të psikologes dhe efektivëve të polici ka deklaruar se prej katër muajsh është abuzuar seksualisht nga partneri i të ëmës.
Ky i fundit e ka pranuar aktin, duke thënë se kjo ka ndodhur me dëshirën e vajzës së mitur.
Ndërkohë nga ana tjetër, nëna e vajzës ka dalë në mbrojtje të partnerit, duke akuzuar të bijën. Ndërkohë, e mitura aktualisht është strehuar në një qendër të viktimave të trafikimit./abcnews.al


