Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arritjet dhe sfidat, 80 vjet OKB/ Begaj niset drejt New York për punimet e Asamblesë së Përgjithshme

schedule13:40 - 21 Shtator, 2025

schedule 13:40 - 21 Shtator, 2025

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj niset  këtë të dielë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Asambleja do të zhvillohet në Nju Jork gjatë javës që vjen në datat, nga data 22 deri më 27 shtator.

Begaj si Presidenti i Republikës së Shqipërisë do të mbajë fjalën e tij në në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme.

Përpara homolgëve të tij nga e gjithë bota, ai do të prezantojë qëndrimet e Shqipërisë mbi çështjet kryesore, përfshirë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, multilateralizmin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut.

Agjenda e Kreut të Shtetit është më shumë se kaq.

Begaj do të zhvillojë disa takime dypalëshe me Presidentë të tjerë të pranishëm dhe përfaqësues të lartë të OKB.

Po ashtu, vizitën në Nju Jork ai do e shfrytëzojë për të vijuar traditën si President, me takime me përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vizita në shkollat ku fëmijët shqiptarë mësojnë gjuhën amtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!