Tiranë- Gjatë prezantimit të ministres së re të Shëndetësisë, Evis Sala, kryeministri Edi Rama u shpreh se thellimi i autonomisë spitalore dhe rritja e shpejtësisë për të aplikuar, do t’i japë më shumë rëndësi rritjes së fuqisë tërheqëse të sistemit për mjekët e rinj dhe pse jo mjekë të huaj.
Teknologjinë duhet ta vendosim edhe në dispozicion të edukimit. Sala është shembull i shqiptarëve të suksesshëm në botë”, u shpreh Rama. Më tej theksoi se zhvillimi i teknologjisë është shumë i rëndësishëm.
“Të jeni të sigurt se ashtu sikundër unë kam çdo ditë 3-4 kërkesa për intervista nga jashtë për të shpjeguar këtë fenomen. Është krijuar një interes dhe kjo ka impaktin e vet në imazhin e vendit. Nuk duhet të vendosim asnjë limit në ambicie dhe duhet të tërheqim jo vetëm mjekë shqiptarë që janë jashtë, por edhe mjekë të huaj. Besoj që jemi në momentin e duhur për të rienergjizuar veten dhe për ta parë çdo gjë si një fillim të ri. Kjo infrastrukturë nuk ka çfarë t’i ketë zili as spitaleve më në zë, është për momentin mure pajisje dhe hapësira. Sfida është që edhe shërbimi brenda të jetë në të njëjtin nivel. S’kemi pse QSUT mos ta kemi në 500 spitalet më të mira të botë. Integriteti i të gjithë trupës dhe kapaciteti i trupës për të prodhuar sukses është problemi”, tha Rama.
/abcnews.al/

