Presidenca e Autoritetit Kombëtar Palestinez (ANP) ka shprehur keqardhje dhe shqetësim të thellë lidhur me veton e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj projekt-rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila kërkonte një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, WAFA.
Zëdhënësi i presidencës palestineze, Nabil Abu Rudeineh, deklaroi se SHBA-të “zgjodhën të bllokojnë rezolutën duke përdorur të drejtën e vetos”, pavarësisht mbështetjes unanime nga 14 anëtarët e tjerë të Këshillit.


