“Trojet nën flakë”, Skënder Beqiri ishte 15 vjeç kur fotografoi genocidin çam

schedule18:25 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 18:25 - 16 Dhjetor, 2019

Beqir Skënderi ishte vetëm 15 vjeç kur la Çamërinë në vitin 1944.

Mes terrorit që përjetoi me familjarët e tij ai ishte i guximshëm aq sa me një aparat fotografik të vogël mundi të fokusojë çdo dramë që kaluan nga Greqia deri në Shqipëri. Sot ai është 90 vjeç dhe ka hapur një ekspozitë që flet shumë.

Trojet nën flakë, karvani i vuajtjeve, çadrat  e sajuara  rrugës  me  qilimat e shtëpive këto janë disa nga përjetimet e çamëve të cilat kanë mbetur në kujtimet e disa prej atyre që janë ende gjallë. Ndërsa për brezat e rinj historia mund të njihet dhe përmes fotove të cilat ka guxuar ti shkrepë gjatë rrugëtimit të tij plot vështirësi në vitin 1944, Skënder Beqiri kur ishte vetëm 15 vjeç. Sot ai është plot 90 vjeç. Madje dhe ciceronin e bën vetë.

“Me aparatin që kisha fotografoja që kur isha 15-vjeç. Fotot janë të viteve 1944. Çamët u përqendruan të gjithë në Vasiliko”, tregon Beqiri.

Si të gjithë çamët edhe Skënderi ka dëshirë të kthehet në vendlindje.
700 foto që tregojnë histori janë vendosur në këtë ekspozitë. Pjesa më e madhe janë shkrepur nga vetë Beqiri dhe disa të tjera janë marrë nga gazetat e kohës./abcnews.al