TIRANË– S’ka më pula për ballistët. Aleati kryeballist Adriatik Alimadhi ka sulmuar Partinë Demokratike sepse e la pa marrë lekë në parlament.
Partia e Alimadhit, Balli Kombëtar nuk ia doli të ishte mes partive opozitare parlamentare do të cilat do të përfitonin nga skema e Berishës për t’i dhënë nga një deputet, që të mund të tërhiqnin fondet vjetore.
Alimadhit iu dha Atird Hoxha, kandidati i katërt në listën e mbyllur të Vlorës, por aty PD nxori vetëm 3 deputetë. Ai dyshon se ia ka bërë me hile krah i djathtë i Berishës, Flamur Noka.
“Marrëveshjet e realizuara para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025 sipas skenarit të Flamur Nokës, nxori partitë parlamentare midis tyre bëri edhe Ballin Demokratik të krijuar nga vet PD në vitin 1998. Balli Kombëtar përsëri armik i popullit. Kjo është PD, e cila asnjëherë të vetme nuk e ka pasur të drejtë bashkëpunimin me Ballin Kombëtar por me hilera dhe poshtërsira.”, tha ai.
Xheloz duket të jetë bërë Alimadhi për partitë e tjera aleate, duke përmendur se Berisha ka përzgjedhur për të marrë fonde republikanët, zogistët, grekët, çamët, agrarët, demokristianët e Nard Ndokës apo Sali Shehu.
Por doktori i ka marrë masat. Ccfaj ka ai se ballistët janë të përccarë? Një tjetër ballisti, Artur Roshi me partinë e Ballit Kombëtar Demokrat do të mund ti marrë fondet nga kandidati i importuar, kreu i forumit rinor të PD, Besart Xhaferri.
Kështu, Alimadhi do duhet ti bashkohet aleatëve kritikë të Berishës, apo pensionistëve parlamentarë, Jenishehrit dhe Kujtim Gjuzit në aleancën e re madhështore, vetëm nga forma. Gjithsesi Alimadhi ka një të drejte: ballistët mbeten gjithmonë ballistë e armiq. Komunistët në fund, e ruajnë gjithmonë unitetin e çeliktë. Edhe kur ca janë në PS e ca në PD./abcnews.al

