Në një intervistë në “News Line” në ABC News, Nirvana Deliu eksperte për Çështje të Integrimit, komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama në selinë e NATO-s me Mark Rutte.
Gjatë intervistës, ajo theksoi se u konfirmua edhe njëherë mbështetja e madhe që Shqipëria ka marrë dhe roli i saj i rëndësishëm.
“Ne e kemi shumë të qartë se kush janë aleatët tanë dhe takimi me kryeministrit Rama dhe Rutte, tregon edhe mbështetjen. Shqipëria është një aktor i rëndësishëm dhe Samiti i ardhshëm i NATO-s parashikohet të mbahet në Tiranë. Shqipëria do të jetë aty për të ndjekur të gjitha objektivat strategjike.
Gjatë intervistës komentoi edhe Konferencën e gjashtë ndërqeveritare në Bruksel, të cilën e vlerësoi si një hap shumë pozitiv.
Ishte një hap shumë pozitiv dhe tashmë dje kemi hapur kapitullin katër që janë me shumë rëndësi dhe pesë të madhe. Tashmë jemi në fazën që ligjet e mira të kenë të gjitha kapacitetet e nevojshme. Në total kemi hapur 28 kapituj dhe presim vetëm 5. Por është një lajm shumë pozitiv që kemi pasur edhe mbështetje si nga ana e Komisionit Europian por edhe nga presidenca si ajo hungareze. Lajmi i mirë do të ishte që edhe brenda presidencës daneze të organizojmë edhe konferencën e radhës”, tha ajo.
Më tej nënvizoi se Shqipëria po plotëson reformat në kohë rekord.
“Puna e vërtetë do të jetë edhe mbyllja e kapitujve dhe duhet të realizohen kriteret për secilin kapitull që kërkohet një nivel i avancuar. Si arritja e standardeve që BE ka sidomos për çështjen e mjedisit apo ndryshimet klimatike që duhet thënë që edhe janë sfiduese për t’u arritur dhe po ashtu kërkojnë edhe kosto”, tha ajo.
Gjithashtu shtoi se është e qartë që Bashkimi Europian e do Shqipërinë pranë saj.
Ne do të vazhdojmë punën dhe do plotësojmë kriteret. Shumë shpejt do të dalë edhe raporti i ri i progresit. Ne theksojmë se ky proces duhet të shikohet si gjithëpërfshirës dhe të gjithë aktorët duhet të jetë përfshirë. Përfshirë si opozitën. Shpresoj të mos ketë probleme gjatë rrugës në vijim. Kur politika është bërë bashkë ka sjellë një zhvillim pozitiv dhe janë elemente që KE i vlerëson me shumë seriozitet.
/abcnews.al/

