Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rama 4”, mandati i integrimit/ ABC News siguron programin qeverisës, priroritet mbetet anëtarësimi në BE

schedule11:58 - 17 Shtator, 2025

schedule 11:58 - 17 Shtator, 2025

SHQIPËRI- Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030 është misioni ynë kombëtar, është kryefjala e çdo vendimi, është boshti i çdo reforme, është ëndrra e brezave që ne kemi marrë përsipër ta kthejmë në realitetin e brezit tonë. Ky nuk është një udhëtim protokollesh e ceremonish, por një proces i thellë shtetformimi, që e bën Shqipërinë më të drejtë, më të fortë, më moderne dhe më të denjë për të ecur krah për krah me kombet e zhvilluara të Europës.

Mbi këtë preambul është ndërtuar programi Rama 4, i përbërë nga tre shtylla kryesore ; Shqipëria Europiane, Rritja Ekonomike e Qëndrueshme dhe Mireqenie për të Gjithë.

Prioriteti i Prioriteteve mbetet anëtarësimi në Bashkimin Europian, i cili konsiderohet jo vetëm objektiv diplomatik por process transformues që forcon shtetin e së drejtës, modernizon shtetin ligjor, Lufton korrupsionin dhe rrit kapacitetet e mbrojtjes.

Në programin që do prezantohet të enjten në Kuvend, rikonfirmohet ambicia e qeverisë për permbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027, duke hapur dhe mbyllur të gjithë kapitujt e acquis. Dhe në përmbushje të këtij angazhimi kërkohet konsolidimi I reformës në drejtësi pasi anëtarësimi në BE kërkon një sistem drejtësie të pavarur, të paanshëm, efikas dhe të aksesushëm për cdo qytetar. 

“Fuqizojmë standardet e reformës në drejtësi, duke rishikuar legjislacionin sipas detyrimeve të ndërmarra në kuadër të negociatave me BE-në.  Miratojmë Kodin e ri Penal dhe Kodin e ri Civil, të përafruar me standardet e BE-së. Modernizojmë infrastrukturën gjyqësore, me ndërtimin dhe rikonstruksionin e gjykatave e prokurorive sipas standardeve më të mira në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimeve ofruar qytetarëve” 

Qëllimi i qeverisë është kalimi drejt një administrate “pa letër” që do të reduktonte ndjeshëm edhe korrupsionin edhe pse hapi I parë për digjitalizimi është hedhur. “Diella” ministrja e parë virtuale do të administrojë prokurimet publike. Por kjo nuk është puna e vetme. “Diella” do të jetë asistentja personale e cdo qytetari dhe biznesi, duke udhëhequr hap pas hapi në marrjen e shërbimeve elektronike dhe në plotësimin e aplikimeve në e-Albania.

Një vëmendje të posaçme merr edhe mbrojtja. Në katër vitet e ardhshme, qeveria synon të zhvillojë industrinë ushtarake “Made in Albania” për prodhimin e municioneve, mjeteve të blinduara, por edhe mjeteve te emergjencave civile dhe atyre pa pilot. Ndërsa I përket politikës së jashtme, prioritet mbetet organizimi I samitit të NATO-s në 2027, I cili do ta kthejë Shqipërinë në kryeqendren e botës. Ndërsa prioritet qeveria ka edhe thellimin e partneriteve strategjike me SHBA-ve dhe vendet anëtare të BE-së për mbështje në procesin e integrimit dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe Turqinë për bashkëpunime në fushën e sigurisë, teknologjisë, bujqësisë dhe energjisë. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!