TIRANË- Pa zhurmë, me dakordësi. Mazhoranca dhe opozita për 20 minuta mbyllën hesapët për seancën parlamentare të votëbesimit të qeverisë së re.
Do të fillojë të enjten në ora 10. I pari, kryeministri Rama do të ketë fjalim pa afat për programin qeverisës. Por me reciprocitet, aq se flet Rama, do te flasë dhe Sali Berisha.
Mazhoranca kërkoi nga opozita 1 folës, kurse Bardhi, i vetmi kryetar grupi parlamentar përfaqësues i opozitës në Konferencën e Kryetarëve, kërkoi debat pa afat.
U dakordësua që ccdo deputet të ketë 10 minuta kohë të flasë. Aq do të kenë edhe ministrat e rinj. Pas mbledhjes, as Bardhi sdoli të ankohet, as Balla të sqaroje pse ankohet opozita.
Përllogaritja e minutave shkon në 23 orë, shtuar ketu edhe fjalimet pa afat të Rames e Berishës.
Mesa duket, kjo seancë maratonë do e thyejë rekordin e asaj të vitit 2021, e cila zgjati 21 orë. Kështu Seanca do të nisë të enjten e përfundojë të premten. Me te marrë miratimin, kryeministri Rama me 16 ministrat e rinj do të shkojnë në Presidencë për tu betuar, e më pas fill në kryeministri për te mbajtur mbledhjen e parë të kabinetit të ri qeverisës. /abcnews.al

