Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha heq Tabakun nga Integrimi/ Krerët opozitarë të komisioneve, PD gradon Albana Vokshin

schedule15:21 - 16 Shtator, 2025

schedule 15:21 - 16 Shtator, 2025

TIRANË- Partia Demokratike edhe pse braktisi seancën e Kuvendit  teksa po votohej struktura e re e Kuvendit me 11 komisione parlamentare, ka emëruar deputetët e saj në këto komisione.

Ajo që vihet re është fakti se Sali Berisha ka hequr Jorida Tabaku nga Komisioni i Integrimit, dhe në vend të saj ka graduar Albana Voshin.

Lista e nënkryetarëve të komisioneve:

-Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Nënkryetar: Eno Bozo

-Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Nënkryetar: Oerd Bylykbashi

-Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Nënkryetar: Klevis Balliu

-Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Nënkryetar: Bledi Himci

-Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Nënkryetar: Xhelal Mziu

-Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme – Nënkryetar: Albana Vokshi

-Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – Nënkryetar: Ivi Kaso

Ndërkaq, PD ka emëruar edhe katër kryetarët e komisioneve parlamentare që i takojnë opozitës. Bëhet fjalë për Luçiano Boçin, Ina Zhupën, Jorida Tabakun dhe Bardh Spahinë.

-Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet0 – Luçiano Boçi

-Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Ina Zhupa

-Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Jorida Tabaku

-Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – Bardh Spahia/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!