Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Negociatat, Brukseli “duartroket” shpejtësinë/ Komisionerja e BE: Shqipëria të vazhdojë reformat me këtë ritëm

schedule09:14 - 16 Shtator, 2025

schedule 09:14 - 16 Shtator, 2025

Bruksel- Shqipëria bën sot një tjetër hap të rëndësishëm drejt rrugës së anëtarësimit në BE.

Nga ana e saj Marta Kos, gjatë takimit me kryeministrin Rama nënvizoi se Shqipëria ka ecur shumë mirë dhe synimi është që brenda 2027 të mbyllen negociata të gjitha.

“Ky është vërtetë një përjashtim i mënyrës së si e bënim këtë. Sepse Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Kur erdha në dhjetor ishte thuasje e gjitha me të kuqe. E kuqja tregon që nuk është hapur ende, e verdha që është hapur, dhe e gjelbra që është mbyllur provizorisht. Mesa duket kemi çelur një tjetër grupkapitull. I dashur kryeministër, i dashur Edi, keni nderin që unë heq të kuqen, dhe ju do të vendosni ngjyrën e re”, tha ajo.

Ndërsa Rama, pasi vendosi ngjyrën e verdhë që simbolizon edhe ‘çeljen’, shprehet se tashmë kanë mbetur edhe pesë dhe çelën të gjitha.

Nga ana e saj Marta Kos nënvizon se kjo do të bëhet brenda një viti dhe se se mbështet planin për të mbyllur negociatat deri në 2027 dhe pastaj t’ju kemi në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Për mua është mbresëlënës përkushtimi i juaj personalisht dhe i ekipit që po ecën mirë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!