BRUKSEL- Shqipëria do të hapë edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kryeministri Rama ka ndarë foto nga Brukseli ndërsa shprehet: “Me padurimin e sotëm për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord, ju uroj një ditë të mbarë”.

Takimi i sotëm në Bruksel pritet të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre.
Sipas agjendës Konferenca Ndërqeveritare pritet të nisë në orën 08:00, Hapja e Bisedimeve për anëtarësim në BE mbi Grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.
Konferenca për shtyp është planifikuar rreth orës 09:15. Në konferencë do të flasin kryeministri Edi Rama, Marie Bjerre, Ministre e Cështjeve Evropiane, Mbretëria e Danimarkës dhe Marta Kos, Komisionere Evropiane për Zgjerimin.
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së do të pasojë në orën 10:00.



