Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA drejt një marrëveshjeje me Kinën për TikTok, konfirmon Sekretari i Thesarit

schedule22:51 - 15 Shtator, 2025

schedule 22:51 - 15 Shtator, 2025

Shtetet e Bashkuara janë afër arritjes së një marrëveshjeje me Kinën për TikTok, tha Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Besant, dy ditë para bisedimeve tregtare me një delegacion kinez në Madrid.

Megjithatë, nëse nuk arrihet një marrëveshje për TikTok, kjo nuk do të ndikojë në marrëdhënien e përgjithshme të SHBA-së me Kinën, e cila është “shumë e mirë në nivelet më të larta”, shtoi sekretari i SHBA-së.

Administrata Trump pritet të zgjasë afatin e 17 shtatorit për kompaninë kineze ByteDance për të shitur ose mbyllur asetet amerikane të aplikacionit të njohur të videove TikTok, tha një burim i njohur me çështjen për Reuters.



Nëse zgjatja konfirmohet, do të jetë hera e katërt që Presidenti Donald Trump i jep ByteDance një afat tjetër, i cili fillimisht ishte vendosur në janar 2025, për të shitur ose mbyllur platformën. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!