Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha nuk shkon “Partizan”/ Ish-kryeministri refuzon të shkojë në procesin për kompleksin

schedule13:40 - 15 Shtator, 2025

schedule 13:40 - 15 Shtator, 2025

TIRANË- Në procesin që po mbahet në gjykatën e posaçme për dosjen Partizani ku po gjykohet ish-kryeministri Sali Berisha dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë avokatët e Berishës kërkuan pavlefshmëri të hetimeve dhe të njoftimit të akuzës për klientin e tyre.

Berisha nuk ishte I pranishëm në seancën e së hënës, por përfaqësohej nga avokatët e tij mbrojtës. ata pretenduan se hetimet ndaj ish-kryeministrit kanë nisur me urdhër politik të Edi Ramës, por hodhën edhe akuza në drejtim të ish-ambasadores amerikane Yuri Kim se ka ushtruar presion tek prokurorët e SPAK për të marrë të pande3hur Berishën.

Në të njëjtën pala mbrojtëse kërkoi pavlefshmëri të vendimeve të marra nga gjyqtarja e hetimit paraprak, Irena Gjoka me pretendimin se ajo është dënuar në shtetin grek dhe duhet të largohet nga radhët e sistemit të drejtësisë. edhe të pandehurit e tjerë përmes avokatëve mbrojtës kërkuan pavlefshmëri të akteve të prokurorisë, ndërsa biznesmeni Fatmir Bektashi do të bëjë parashtrimet e tij në seancën e radhës që do të mbahet më 29 shtator në orën 11.00.

Edhe pse ish-kryeministri i paraqit të hënën në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje, nuk preferoi të merrte pjesë në seancën gjyqësore. pas daljes nga SPAK lëshoi sërish akuza për drejtuesin e prokurorisë altin dumani.

“Ky kriminel kushtetues përdori detyrën, besimin dhe ligjin për të bërë pazare për interesa personale. Ky kriminel kushtetues amnistoi ministra që bënin pazare me kartelet e drogës, Taulantin që zbatonte porositë e Suelit për të arrestuar kundërshtarët e bandës së Suelit”, tha ai.

Ish kryeministri Sali Berisha akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se ka nxjerrë akte nën ligjore për t’i ardhur në ndihmë dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për të përfituar pronën në ish-kompleksin Partizani, por në kundërshti me ligjin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!