Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mourinho “pasurohet” nga dështimet/ Tekniku portugez ka përfituar 110 milionë euro nga shkarkimet

schedule12:46 - 12 Shtator, 2025

schedule 12:46 - 12 Shtator, 2025

Prej vitesh duket se ka humbur sharmin e dikurshëm. Jose Mourinho nuk është më “Special One” në pankinë, por gjithsesi mbetet special kur vjen puna te financat.

Konfirmimi për të dy rastet vjen nga shkarkimi i fundit i teknikut portugez nga turqit e Fenerbahche.

Kualifikimi I munguar në fazën finale të Champions nuk prit mirë nga klubi i Stambollit, por në terma financiarë ndoshta do të ishte më mirë ta kishte mbajtur Mourinho.

Kjo pasi shkarkimi i tij shoqërohet me një faturë të majme, prej 16 milion euro. Por kjo nuk është hera e parë që Jose përfiton nga dështimet e tij.

Në karrierën e tij 25 vjeçare është ai është shkarkuar nga detyra edhe gjashtë herë të tjera, madje dy herë nga I njëjti klub siç është rasti i Chelsea, që si rrjedhojë ka paguar edhe më shumë për largimin e portugezit, 31 milion euro gjithsej.

Më parë e kishte pësuar Florentino Perez, që për ta hequr nga pankina e Real Madrid, derdhi në arkën e teknikut 20 milion euro. Nuk shpëtuan nga ky kurth kontraktual as Manchester United dhe Tottenham. “Djajtë e Kuq” paguan 23 milion euro për shkarkimin e Murinjos, ndrësa “Spurs” londinezë 17 milion euro.

Më e fituara nëse mund të thuhet kështu ka dalë Roma, që shpenzoi vetëm 3 milion euro kur e largoi nga pankina e saj. E thënë ndryshe, Jose Mourinho ka fituar 110 milion euro vetëm nga dështimet e tij, që për një trajner tjetër mund të ishin fatale për karrierën. Por ashtu si në pankinë dikur, portugezi ka gjetur një tjetër mënyrë për të qënë special./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!