Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e aktivistit, pasiguri në SHBA/ Shtohen masat, pas rritjes së dhunës me baze politike

schedule12:19 - 12 Shtator, 2025

schedule 12:19 - 12 Shtator, 2025

Zyrtarët amerikanë kanë bërë thirrje urgjente për ndihmë nga qytetarët ndërsa kerkimet për autorin që vrau aktivistin politik konservator Charlie Kirk vijojnë, me publikimin e videove dhe fotove të reja nga vendngjarja në Utah.

Guvernatori i këtij shteti tha në një fjalim publik përkrah drejtuesit të FBI-së Kash Patel dhe zyrtarëve të tjerë se kishij nevojë për sa më shumë support që të ishte e mundur. Autori  foto dhe videot e të cilit janë bërë publike nuk është identifikuar ende nga autoritetet. Ndër pamjet e fundit të publikuara janë momentet kur ai shfaqet me kapele dhe size dielli duke vrapuar mbi nje cati, duke zbritur nga skaji I kesaj ndertese dhe duke u larguar me vrap. Kamerat e sigurise kane ndjekur trajektoren e levizjes se tij deri ne nje lagje aty prane pasi me pas ai vrapo drejt nje zone te pyllezuar.

Apeli i drejtpërdrejtë për ndihmën e publikut në konferencën e vonë për shtyp tregon për vështirësitë që po hasin organet e rendit për të identifikuar autorin dhe për të përcaktuar vendndodhjen e tij. Autoritetet nuk pranuan pyetje, dhe Patel nuk foli gjatë konferencës. FBI po ofron deri në 100 mijë dollarë shpërblim për informacion që çon në identifikimin dhe arrestimin e autorit ndersa deri me tani ka pasur 7 mije qytetare qe kane telefonuar per te ndihmuar autoritetet.



Arkivoli I Charlie Kirk ka mberritur ne shtetin e tij te lindjes ne Arizona me Avionin shteter Air Force Two, I shoqeruar nga zevendes Presidenti Amerikan JD Vance, bashkeshortja e tij zonja e dyte e SHBA si dhe nga e veja e Charlie Kirk , Erika.

Vance ndihmoi në bartjen e arkivolit së bashku me një grup ushtarakësh, ndërsa ai u ngarkua në avion.

Vrasja e Kirk – një aleat i ngushtë i presidentit Donald Trump – ka rikthyer vëmendjen te rreziku në rritje i dhunës politike në Shtetet e Bashkuara, i cili vitet e fundit ka prekur të dyja krahët e spektrit politik.  Charlie Kirk ishte një figurë provokuese dhe shpesh përçarëse, i njohur për angazhimin e të rinjve – veçanërisht të meshkujve – në lëvizjen “Make America Great Again” të presidentit amerikan Donald Trump. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!