Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ngërçi” për presidentin, Vetëvendosje mund të kërkojë zgjedhje të reja

schedule12:00 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 12:00 - 16 Dhjetor, 2019

Vetëvendosje vazhdon të ngulë këmbë se presidenti i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë konsensual dhe jo një kandidat i LDK-së. Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë se sapo të pajtohen me LDK-në për Qeverinë e re, do të kërkojnë edhe kandidatin e denjë për kryetar të shtetit.

“Mund të flasim dhe për presidentin, madje jemi të interesuar të punojmë seriozisht në gjetjen e një kandidati ose kandidateje të denjë, konsensuale e që paraqet unitetin e popullit, ashtu si e kërkon kushtetuta. Andaj pasi të jemi dakorduar plotësisht për qeverisjen, mund të angazhohemi seriozisht për pozitën e të parit apo të parës së vendit”, ka thënë Nagavci, në një shkrim në Fb.

Nagavci ka thënë gjithashtu se kushtëzimet dhe barikadimet janë e kundërta dhe duhet të shmangen. Ajo ka thënë se zgjidhja tjetër është shkuarja në zgjedhje të reja.



“Me mirëkuptim, me seriozitet e dashuri për vendit, ndryshe duhet të kthehemi dhe një herë tek sovrani”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se LDK po mundohet të gjejë një kandidat konsensual  për President.

“Ne po mundohemi bashkërisht që ta gjejmë modalitetin e një presidenti konsensual, i cili në të ardhmen do t’i përfaqësojë interesat në frymën e Kushtetutës së Republikës. Ditëve të fundit po punohet shumë që roli dhe përgjegjësia e partnerëve në institucionet e shtetit, siç është Presidenca, Kuvendi, Qeveria dhe sektorët ekzekutiv, të definohen qartë në mënyrë që të mos lejohet dykuptimësi dhe mosmarrëveshje eventuale gjatë ushtrimit të mandatit të koalicionit në të ardhmen”, tha ai.

Haziri ka deklaruar se LDK-ja nuk po kërkon më shumë nga sa ka marrë besim qytetar.

“Edhe LDK nuk kërkon më shumë se që ka marr besimin qytetar. Përtej kësaj, ne e kemi vendosur standardin që partia e parë, qoftë edhe me një votë, do ta ketë kryeministrin. Ndërsa, roli i LDK’së në qeverisjes do të jetë sipas peshës së votës qytetare”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!