Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria socialiste bëri drejtësinë e re dhe për këtë është krenar.
Gjatë fjalës së tij në Asmblenë e PS, Rama u shpreh se do vijojë mbrojtja e palëkundur e qeverisë ndaj drejtësisë.
“Kush flet për kapje, kontroll, nga ana jonë, me urdhra nga lart apo poshtë apo rreth e rrotull, nuk e di se çfarë flet, ose nuk do të pranojë të vërtetën shumë të madhe, në një vend ku kurrë, nuk ka pasur pavarësi të prokruroëve dhe të gjykatësve. E kam ditur dhe si të tjerë, që kjo tërheqje e plotë nga fusha e gjyqësorit do sillte humbje dhe do na bënte dëshmitarë të lindjes së një kri9jese të drejtësisë së pavarur. Ne do t’i durojmë të gjitha dhimbjet e këtij procesi. Ne do durojmë qoftë edhe kur ato dhimbje vijnë nga ato të tjerë që thonë se kemi kapur drejtësinë. Hera e parë që drejtësia godet persona me pushtet politik. Kjo e drejtësisë, është prova më e egër e zjarrit e PS. Forca jonë e madhe i ka hapur shteg të ri drejtësisë. Jam krenar për PS. Nuk jemi, nuk do lëkundemi as sot, pavarësisht faktit të njohur botërisht, që përveç arritjeve, sistemi i drejtësisë shfaq hera herës sëmundje të vjetra.”, theksoi ai./abcnews.al

