Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Anglia “kërcënon” serbët/ Harry Kane: Nëse ka racizëm, do të braktisim ndeshjen

schedule12:48 - 9 Shtator, 2025

schedule 12:48 - 9 Shtator, 2025

E morën një paralajmërim pak kohë më parë, dhe tani erdhi i dyti. Serbia rrezikon shumë në ndeshjen e sotme ndaj Anglisë në stadiumin e mbiquajtur “Marakana” të Beogradit, pasi pasojat do të ishin fatale në rast se do të ndodhin thirrje raciste.

FIFA e ndëshkoi Federatën Serbe të Futbollit me një gjobë të madhe, si dhe mbylli 15 për qind të vendeve në stadiumin “Rajko Mitiç” për ndeshjen ndaj anglezëve, që do të thotë se sonte do të ketë 8100 tifozë më pak sesa kapaciteti.

Gjithsesi, paralajmërimi më serioz u dha nga kapiteni i Anglisë, Harri Kejn. Sulmuesi i Bajernit, u pyet nga gazetarët e vendit të tij se çfarë do të ndodhë nëse tifozët do të lëshojnë ofendime raciste, dhe Kejn nuk pati mëdyshje.

Ai deklaroi shkurt se anglezët, në një rast të tillë, do të braktisin fushën e lojës. Kjo do të thotë se Serbia do ta humbiste në tavolinë 3-0 ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës, se do të rrezikonte shanset për kualifikim, dhe se do të kishte pasoja për sfidën e radhës po në “Rajko Mitiç” ndaj Shqipërisë, që pritet të jetë një finale e vërtetë. Federata Serbe i ka paralajmëruar tifozët e saj që të sillen mirrë, por duhet parë sesa këto këshilla do të ndiqen

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!