Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria destinacion për të pushuar dhe jetuar/ “Business Insader”: Plazhe mahnitëse, vend i sigurt dhe apartamente të lira

schedule16:57 - 8 Shtator, 2025

schedule 16:57 - 8 Shtator, 2025

Jo vetëm për të pushuar por edhe për të jetuar. Shqipëria tashmë është kthyer në  një destinacion të mirfilltë për të huajt. “Busines Insader” shkruan se Shqipëria është absolutisht e mrekullueshme dhe ende ndihet e paprekur nga turizmi masiv, krahasuar me destinacione të tjera evropiane si Barcelona, Londra apo  Roma.

Falë plazheve  të veçanta përgjatë bregdetit jugor, Alpeve në veri dhe mikpritjes së restoranteve shumë më të lira se në vendet fqinje, Shqipëria është bërë një destinacion turistik gjithnjë e më tërheqës.

Të dhënat  zyrtare shkruan “Busines Insader” tregojnë se Shqipëria priti 11,7 milionë vizitorë të huaj në vitin 2024, një rritje prej 15,2% krahasuar me një vit më parë. Nga këta, 306 000 turistë ishin nga Amerika.

Vendi ynë  tashmë është pozicionuar si një destinacion edhe për të jetuar sidomos për amerikanët sepse, së pari, është më i sigurt  dhe shumë i larmishëm. Kostoja e lirë e jetesës në krahasim me Shtetet e Bashkuara është gjithashtu një përfitim i madh.

Strehimi në Shqipëri vlerësohet  shumë më i përballueshëm sesa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  dhe një apartament mund të sigurohet me  500 dollarë në muaj  ose sa gjysma e vlerës që kushton në SHBA.

Po ashtu edhe fluturimet rezultojnë më të lira. Ndërkohë që politika e vizave është një lehtësi për të gjithë ata që përzgjedhin Shqipërinë për të jetuar. Qytetarët amerikanë mund të hyjnë në Shqipëri pa vizë dhe të qëndrojnë deri në një vit. Kur shoqërohen me vizën Shengen të Evropës , një leje udhëtimi afatshkurtër që mbulon 29 vende, amerikanët mund të dalin lirisht nga Shqipëria dhe të rihyjnë në vend, duke rivendosur dhe zgjatur qëndrimin e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!