Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tirana zyrtarizon bordin/ Trajneri italian zëvendëson Vangjel Mile në pankinën bardheblu

schedule12:58 - 8 Shtator, 2025

schedule 12:58 - 8 Shtator, 2025

Tirana ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Ai është Roberto Bordin, tekniku italian që do të drejtojë skuadrën bardheblu në sezonin në vijim. Bashkë me të, si zëvendëstrajner është konfirmuar edhe Marko Veroneze, ish ndihmësi i Xhani De Biazit në kohën që drejtonte kombëtaren e Shqipërisë.

Për Bordin kjo është aventura e dytë në futbollin shqiptar, pasi edicionin e kaluar drejtoi skuadrën e Elbasanit.

Italiani zëvendëson Vangjel Milen, që u largua nga detyra pas dy javëve të para të Kategorisë Superiore. Me anë të një njoftimi për mediat, Tirana zyrtarizoi vendimin, duke e cilësuar atë si “stradegjik”.

Vangjel Mile mori drejtimin e skuadrës bardheblu në mesin e muajit korrik, ndërsa e drejtoi atë në dy ndeshjet e para të sezonit e ri, ku mori vetëm një pikë pas barazimit 0-0 me Bylis dhe humbjes 3-1 kundër Vorës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!