Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të gjithë “djajtë” në një “shishe”/ Turqia e yjeve shqiptarë Osmani e Spahiu, më të lehtë

schedule15:41 - 6 Shtator, 2025

schedule 15:41 - 6 Shtator, 2025

Mjafton ndonjë gabim apo dy, dhe rruga kthehet në ferr. Kështu u ndodhi yjeve si Luka Donçiç apo Nikola Jokiç, skuadrat e të cilëve nuk zunë dot vendin e parë në grup.

Kjo do të thotë se Sllovenia, që doli e treta në fazën e parë të Kampionatit Europian të basketbollit për meshkuj, do të luajë ndaj Italisë në të tetat e finaleve, dhe kundër Gjermanisë favorite në një çerekfinale të mundshme.

Pak rëndësi pati fakti se Doncic është deri tani shënuesi më i mirë i Europianit, madje me diferencë me të tjerët, sepse kampioni  i Lejkërsave ka mesataren 32.4 pikë për ndeshje, ndërsa i dyti është Janis Adetokumbo i Greqisë me 27.7.

Jokiç ndoshta mund ta kishte pasur fatin ndryshe, veçse Serbia e tij u mund në duelin për vend të parë në grup nga Turqia.

E mbajmë mend atë sfidë ku shkëlqeu sidomos Alperen Shengyn, që është shënuesi I gjashtë më I mirë I turneut, por edhe dy lojtarë shqiptarë si Erxhan Osmani dhe Kenan Spahiu.

Serbët kanë sonte një provë shumë të vështirë përballë Finlandës, që ka në radhët e veta shënuesin e dytë më të mirë të kampionatit, Lauri Markanen, ndërsa kapiteni I tyre, Bogdan Bogdanoviç nuk mund të luajë më për shkak dëmtimi.

Në rast kualifikimi të Serbisë, çerekfinalja do të ishte sipas të gjitha shanseve ndaj Francë, një ndeshje jo e pamundur, por gjithsesi e vështirë. Në gjysmëfinalen hipotetike do të ndesheshin ose Gjermania, ose Serbia, ose Sllovenia, ose Franca apo ndoshta Italia.

Një kalvar i vërtetë. Turqia, ndërkaq, është në krahun më të lehtë, pasi ka në rrugën e saj Suedinë, Poloninë ose Bosnjën e pastaj Lituaninë, Greqinë ose Izraelin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!