Fier- Është vënë në pranga një 38-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për ‘goditje për shkak të detyrës’.
38-vjeçari, Eldi Nure akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier. Ndërkohë po punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/

