Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PD, biznesi familjar i Berishës”, Mërtiri: Në Kuvend me të njëjtën strategji të dështuar të “mosbindjes civile”

schedule18:32 - 5 Shtator, 2025

schedule 18:32 - 5 Shtator, 2025

Gjatë një interviste në “Tirana Live” në ABC News, analisti Ergys Mërtiri ka komentuar zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike, duke u ndalur te veprimet politike të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Mërtirit, Berisha po tenton të rikthejë të njëjtin skenar të “mosbindjes civile” të përdorur më parë në parlament, një strategji që ai e cilësoi si të dështuar dhe të drejtuar vetëm për të tërhequr vëmendjen publike.

Analisti thekson se pas kësaj lëvizjeje fshihet një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për humbjen dhe për të mos dhënë dorëheqjen, siç e kërkon ligji. Sipas tij, Partia Demokratike nuk funksionon më si një forcë politike demokratike, por është kthyer në një “biznes familjar”, ku mungojnë gara dhe zëra alternativë.

“Berisha do të përdorë të njëjtin skenar që ne e kemi parë në atë që quhej mosbindja civile në parlament. Nuk ishte një mosbindje civile, por një përpjekje për të marrë vëmendjen e opinionit me zhurmë. Berisha kërkon që të kthejë të njëjtin skenar që e ka përdorur dukshëm të dështuar në betejën për votën e lirë. E gjitha është që një justifikim i Berishës, për të mos dhënë dorëheqjen, të cilën ai duhet ta japë me ligj, ndërkohë që duhet të japë edhe llogari për humbjen. Lideri duhet që të mbajë përgjegjësi. Kapja e partisë është aq  e madhe, saqë nuk lejon zëra ndryshe, garë brenda PD. PD tashmë nuk është më një parti, por një biznes familjar. Problemi që ka Berisha është besueshmëria”, tha analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!