Franco Lerda u shkarkuar nga Partizanit ditën e diel, ndërkohë që para se të ikte është takuar me futbollistët dhe pjesëtarët e tjerë të stafit dhe të klubit. Italiani është përqafuar me të gjithë, për të menduar më pas të marrë avionin dhe të kthehet në vendlindje.
Në vend të tij për momentin do të jenë Renaldo Kalari dhe Genc Tomori, ndërsa dëshira e madhe e të kuqve është Ilir Daja, prej të cilit e pret një përgjigje edhe Tirana. Një ditë më parë, ndryshe nga se ndodh zakonisht, presidenti Gaz Demi ka ndjekur përgatitjet e ekipit, sigurisht për t’i karikuar pas largimit të trajnerit.
JASIR ASANI – Avionin së shpejti do ta marrë edhe Jasir Asani, sulmuesi anësor që do të transferohet në Suedi. AIK Stokholm raportohet të jetë skuadra e tij e re dhe objektivi në futbollin suedez i ka të mëdha.
Nuk bëhen me dije detaje të marrëveshjes mes klubeve, por në kampin e kuq duket se janë dorëzuar dhe do të heqin dorë nga shërbimet e futbollistit shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Në verë pati propozime të shumta nga Turqia dhe Izraeli, por asnjë ofertë nuk e kënaqi Partizanin./abcnews.al