Personi që shihni në foto është Kristian Kola, 34-vjeçari i cili u ekzekutua në Shkodër.
Vrasja ndodhi në lagjen “Vasil Shanto” mbrëmjen e së enjtes, teksa sipas policisë, autorë janë dy persona.
Kola ishte në ambientet e jashtme të një lokali, kur ndodhi atentati.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve./abcnews.al

