Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Të depenalizohen eutanazia dhe prostitucioni”/ Propozimi gjatë diskutimeve për ndryshimet në Kodin Penal

schedule15:27 - 4 Shtator, 2025

schedule 15:27 - 4 Shtator, 2025

Ne konsultimin publik për draftin e kodit të ri penal u dikutua për herë të parë  për depenalizimin e prostitucionit dhe të eutanazisë që deri më tani nuk janë diskutuar gjerëisht në vendin tonë. Për drejtuesin e grupit të punës që ka hartuar draftin e kodit të ri penal, Arben Rakipi këto ndryshime kërkojnë mendimin e eskpertëve të fushës dhe pa tjetër konsultim të gjerë publik.

“Ka edhe çështje të tilla që kërkojmë të depenalizojmë siç është eutanazia që nuk është prekur në publik apo prostitucioni, edhe për këtë çështje nuk është folur fare. Diskutimi publik është mjaft i rëndësishëm sepse na jep një përgjigje të arsyeshme dhe të besueshme dhe gati në nivel shkencOr, lidhur me faktin nëse këto vepra duhet penalizuar apo jo”

rakipi sqaroi se ushtrimi I prostitucionit në vendin tonë nuk mund të frenohet vetem me masa repressive penale. sipas tij vende të tjera si italia dhe franca të cilave ne iu referohemi  ne hartimin e politikave penale nuk e penalizojnë ushtrimin e prostitucionit.

“Kodi aktual e ka 1.5 vjet burg dhe gjobë , ndërsa projekti ynë orienton dhe synon depnealizimin sepse lidhet edhe me masa të tjera penalizimi. Nuk e di kur do të ndodhë. Të depenalizohet ushtrimi i këtij profesioni! Për fat të keq duhet të përdor termin profesion, vajza apo djali që ushtron me vullnet të lirë, për fat të keq duhet ta quaj profesion. Kodi italian e francez nuk e dënon ushtrimin e prostitucionit dhe ne tendencën e kemi atje. Propozimi ynë nuk është për shkaqe thjesht ngjashmërie me ca ndodh në Europë se kjo nuk do të mjaftonte. Unë mendoj se terreni shqiptar nuk mbahet më me lëndë penale, sidomos në këtë fushë.”

Gupi i punës do të nisë konsultimet në publik në mes të shtartorit dhe deri në dhjetor do të zhvillojë më shumë se 25 takime me grupet e interesit. pritete që ne fund të vitit 2026 drafti përfundimtar ti dërgohet për votim parlamentit, pasi të ketë marrë edhe miratimin sipas direktivave të Bashkimit Europian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!