Në një intervistë në “News Line” në ABC News, analisti Roland Lami foli për zgjedhjet e 11 majit duke thënë përpjekjet e Berishës për mosnjohjen e zgjedhjeve do jenë të kota
Analisti Roland Lami tha se nuk pret asnjë ndryshim edhe pse PD ka tentuar të nxjerrë probleme gjithmonë probleme, por sipas tij, kjo i është kthyer në bumerang.
“Strategjia e PD për të zgjatur procesin e certifikimit të zgjedhjeve është një lojë e vjetër. Por shkeljet që janë gjetur janë shumë minore në raport me propagandën që ka bërë PD. Pra nga tendenca për të nxjerrë parregullsi, ka ndodhur e kundërta, gjetjet janë aq minimale sa nuk justifikohet”, tha ai,
Gjithashtu Lami bëri edhe një koment për situatën në Partinë Demokratike, duke u ndalur edhe tek neni “Basha”. Ai tha se i gjithë problemi qëndrim tek Berisha. Ndërsa për parlamentin e ri, tha se është e dukshme që PD ka vetëm numrat për të folur.
“Brenda PD do duhet të kishte një riorganizim, por nuk ndodh asgjë. Kemi një heshtje brenda lidershipit të PD sepse mendon që edhe në opozitë nuk jetohet keq. PD ka vetëm numrat për të folur në parlament”, tha më tej Lami.
/abcnews.al/

