Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Anagnosti prehet në Vuno/ Regjisori përcillet në banesën e fundit në vendlindje, sipas amanetit

schedule19:43 - 3 Shtator, 2025

schedule 19:43 - 3 Shtator, 2025

Në Vuno, iu dha lamtumira e fundit babait të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.

Pas një jete të tëre përkushtimi ndaj artit dhe kulturës, ai u përcoll drejt banesës së fundit në fshatin e tij te lindjes Vuno, aty ku kishte lënë amanet të prehej përgjithmonë.

Në këtë ditë dhimbjeje e nderimi, familjarë, të afërm, miq, kolegë, personalitete të jetës publike dhe dashamirës të kinemasë shqiptare u mblodhën për të përkujtuar figurën e tij të paharruar.

Dhimitër Anagnosti mbetet një nga themeluesit e artit filmik në Shqipëri, autor i dhjetëra kryeveprave që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kinemasë sonë dhe në kujtesën e brezave të tërë.

regjisori i paharruar dhe Artisti i Popullit, Dhimitër Anagnosti e lartësoi kinemanë shqiptare, duke i dhënë asaj zë, fytyrë dhe kujtesë. Çdo film i tij është një faqe e pavdekshme në historinë tonë kulturore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!