Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nurkiç dhe Donçiç, më të mirët/ Eurobasket: Ylli qendër i siguron fitoren Bosnjes ndaj Greqisë

schedule13:37 - 3 Shtator, 2025

schedule 13:37 - 3 Shtator, 2025

Po afrohen ndeshjet e fundit në grupe, dhe konkurrenca po rritet. Kjo u pa në sfidat e fundit të luajtura në Kampionatin Europian të basketbollit për meshkuj.

Jusuf Nurkiç ishte i veçantë, pasi ylli i ri i Juta Xhazit në NBA, u tregua vendimtar për Bosnjë Hercegovinën, në një derbi ballkanas ndaj Greqisë.

Pritej që grekët të fitonin, por ndodhi e kundërta, e padyshim që ndikoi mungesa e kapitenit Janis Adetokumbo. Jurkiç shënoi 18 pikë e kapi 10 topa ne tabela, duke shtuar 3 asistë e 3 vjedhje topi, në suksesin e ngushtë 80-77.

Kjo bëri që boshnjakët të kenë bilanc të barabartë me 2 fitore e 2 humbje, po aq sa Spanja e Gjeorgjia, ndërsa Greqia pësoi humbjen e parë. Në grupin C, Italia fitoi derbin e Mesdheut ndaj Spanjës, një nga duelet më tradicionalë të basketbollit europian.

Mbrojtjet ishin më të forta se sulmet në një ndeshje me pak pikë, me shumë gabime në gjuajtje e që përfundoi me shifrat 67-63. Diuf ishte më I miri për italianët me 14 pikë, Niang kapi 10 topa në tabela, ndërsa Spisu dha 6 asistë.

Spanjës nuk I mjaftoi Aldama me 19 pikë, 10 topa në tabela e 4 asistë. Ndërkaq, Luka Doncic ishte sërish i shkëlqyer për Slloveninë. Njëri nga basketbollistët më të mirë të botës ndihmoi ekipin e vendit të vogël të Ballkanit t’ia dilte ndaj Islandës 87-79.

Doncic shënoi 26 pikë, pavarësisht nga gabimet e shumta në gjuajtje, kapi 7 topa në tabela, shërbeu 4 asistë, pati 3 vjedhje topi e një bllokim gjuajtjeje, ndonëse e humbi topin katër herë.

Tashmë, Sllovenia ka dy fitore e dy humbje, duke qenë në vend të katërt, pra virtualisht e kualifikuar. Franca, nga ana tjetër, fitoi gjithashtu në Grupin D, ndonëse nuk e pati të lehtë ndaj Polonisë.

Vendimtare ishte perioda e tretë kur “gjelat” përmbysën rezultatin dhe patën një shkëputje të vogël, ndërsa më i miri në parket ishte Jabusele. Ylli i Nju Jork Niksave shënoi plot 36 pikë, kapi 6 topa në tabela e shërbeu dy asistë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!