Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Finale e parakohshme në “US Open”/ Djokoviç e Alcaraz do të ndeshen në gjysmëfinale

schedule13:35 - 3 Shtator, 2025

schedule 13:35 - 3 Shtator, 2025

Duket si një sfidë mes dy kohëve të ndryshme.

Nuk ka si të jetë ndryshe kur Novak Gjokoviç ndeshet me Karlos Alkarazin, dhe kjo do të jetë gjysmëfinalja më e madhe e meshkujve në US Open.

Ish-numri 1 i botës dhe rekordmeni I Grand Slemeve është 38 vjeç, ndërsa rrugën për në finale ia pengon një 22-vjeçar si ylli I ri I Spanjës.

Gjokoviç mundi bindshëm në çerekfinale amerikanin Tejlër Fric me rezultatin 3-1 me sete.

Ndeshja nuk ishte e lehtë për tenistin nga Beogradi, por gjithsesi ai ia doli me shifrat 6-3, 7-5, 3-6 e 6-4.

I mbiquajturi Nole, që synon titullin e 25-të Grand Slem në karrierë, e shpotiti disi publikun amerikan, me një pjesë të të cilit ka pasur probleme.

Veterani arriti gjysmëfinalen e 53-të në Grand Sleme, një rekord botëror, nga të cilët 14 I ka në Nju Jork.

Alkaraz ndërkaq e pati pak më të lehtë.

Spanjolli I ri mundi çekun Jirzhi Leheçka 3-0 me sete, me rezultatin 6-4, 6-2 e 6-4!

Pavarësisht nga rezistenca e rivalit, numri 2 I botës nuk vuri asgjë në diskutim.

Fitues I 5 Grand Slemeve, ai është pasardhësi I treshes së madhe të tenisit të përbërë nga Federer, Nadal e Gjokoviç, po ashtu si italiani Janik Siner, që është aktualisht numri 1 i botës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!