Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Shqipëri

schedule13:29 - 2 Shtator, 2025

schedule 13:29 - 2 Shtator, 2025

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të zbulimit, pas gërmimit arkeologjik në fshatin Strikçan të Bulqizës.

“Një gërmim i rrallë arkeologjik është zbuluar në Bulqizë në fshatin Strikçan. Specialistët e kanë specifikuar si varrin e parë monumental të periudhës romake në Shqipëri, në tipologjinë e një mausoleumi me elementë të rrallë arkitektonikë e epigrafikë.

Monumenti (rreth 9 m x 6 m, me dhomë funerare 2.40 m të lartë) ka dalë në dritë me një mbishkrim bilingual romak, kushtuar individit të varrosur – Gelliano-s – dhe perëndisë Jupiter. Ky është mbishkrimi i parë i këtij lloji i zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës”, shkruan Rama në Facebook./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!