Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Klos, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fullqet.
Sipas të dhënave paraprake ka mbetur i plagosur rëndë Gëzim Zhuku 68 vjeç, i cili është duke u transportuar në Tiranë, për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.
Ndërkohë policia ka dhënë një informacion paraprak në lidhje me këtë ngjarje.
Noftimi i Policisë:
Klos/ informacion paraprak
Në fshatin Fshat, Bashkia Klos, në ambientet e banesës së tij shtetasi G.Xh, 67 vjeç, dyshohet se ka qëlluar veten me armë gjahu, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje./abcnews.al